image Gjysma e një fshati në Gjakovë nuk ka rrymë që tri ditë

Sociale

Gjysma e një fshati në Gjakovë nuk ka rrymë që tri ditë

news image

Tash e tri ditë një pjesë e fshatit Cërmjan të Gjakovës ka mbetur pa energji elektrike, shkruan Gazeta Sinjali.

Një banor i këtij fshati ka thënë për Gazetën Sinjali se ata kanë mbetur pa rrymë qysh kur filluan reshjet dhe vërshimet në këtë pjesë.

Ai thotë se janë së paku 15 lagje të këtij fshati që nuk kanë energji elektrike tash e tri ditë.

Arsyeja thotë se është rrëzimi i shtyllave elektrike nga vërshimet e fundit.

Sipas këtij banori, ekipet e KEDS-it kanë dalë për t’i rregulluar shtyllat, por thotë se është problem fakti që reshjet janë duke vazhduar ende.

Gazeta Sinjali ka dërguar pyetje në adresë të KEDS-it dhe ka provuar që të kontaktojë me ta përmes telefonit, për të kuptuar se kur do të rikthehet furnizimi me rrymë në këtë pjesë, por deri në momentin e publikimit të këtij artikulli nuk ka pranuar përgjigje./Gazeta Sinjali/