image Gjyqtari që e ndëshkoi me të kuq Ibrahimoviqin s’do të gjykojë ndeshjet e Milanit për një kohë

Futboll

Gjyqtari që e ndëshkoi me të kuq Ibrahimoviqin s’do të gjykojë ndeshjet e Milanit për një kohë

news image

Gjyqtari Fabio Maresca nuk do të gjykojë ndeshjet e Milanit për një kohë, pasi AIA raportoi se nuk i pëlqeu mënyra se si e menaxhoi situatën e Zlatan Ibrahimoviqit, në rastin e ndëshkimit me karton të kuq.

Suedezit iu dha një karton i kuq në pjesën e dytë të Parma-Milan të shtunën kur Rossonerët ishin 2-0 përpara.

Ibrahimoviq insistoi që ai nuk e kishte fyer arbitrin, ndërsa ai pritet të suspendohet me një ndeshje moslojë.

Il Corriere della Sera raporton se Shoqatës së Arbitrave Italianë nuk i ka pëlqyer mënyra se si Maresca e trajtoi situatën dhe do ta mbajë atë larg nga gjykimi i ndeshjeve të Milanit për një kohë./Gazeta Sinjali Sporti/