image Gjyqtarët kërkuan falje, Pilo: Duhet të fajësojmë edhe veten

Futboll

Gjyqtarët kërkuan falje, Pilo: Duhet të fajësojmë edhe veten

news image

Trajneri i Milan, Stefano Pioli ka thënë se gjyqtari Marco Serra ka kërkuar falje pas ndeshjes.

Ndeshja mes Milan dhe Spezia nxiti reagime të shumta pas vendimit skandaloz të gjyqtarit Serra.

Serra anuloi golin e Messias që do të ishte me shumë gjasë i fitores për Milan, për të dhënë goditje të lirë për skuadrën e Milanit.

Por, ky vendim ka qenë i gabuar dhe këtë e ka kuptuar edhe gjyqtari, pak pas ndeshjes.

“E dinim se ishte padrejtësi, duhet të fajësojmë edhe veten por ndajmë përgjegjësinë me gjyqtarin”, ka thënë Pioli.

“Më vjen keq ta them këtë. Por, ai madje kërkoi falje pas ndeshjes. Ndoshta nuk ishte as faji i tij. Është turp”, shtoi trajneri italian.

Milan pësoi humbje 1:2 në një ndeshje ku Theo Hernandez gaboi nga pika e bardhë e penalltisë. /Gazeta Sinjali Sporti/