Gjykata Themelore në Gjilan ka vendosur masën e paraburgimit prej 30 ditësh për Bekim Gashin, si i dyshuar për veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”, në fshatin Karaçevë të Kamenicës, shkruan Gazeta Sinjali.
Gazeta Sinjali dje raportoi me burime brenda prokurorisë së këtij rajoni, se i dyshuari gjatë intervistimit e ka pranuar se ka qenë investitor për ndërtimin e një objekti për kazino në fshatin Karaçevë.
Ai dyshohet se ka investuar me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm përmes lojërave të fatit.
Gazeta Sinjali ka raportuar dje lidhur me vetëdorëzimin e Gashit në Policinë e Kosovës.