image Pranga edhe për një 20 vjeçar që dyshohet se organizoi bixhoz të paligjshëm në Karaçevë

Pranga edhe për një 20 vjeçar që dyshohet se organizoi bixhoz të paligjshëm në Karaçevë

news image

Policia e Kosovës ka arrestuar sot F.L., 20 vjeçar, si i dyshuar për “organizim të skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm” në Karaçevë, shkruan Gazeta Sinajli.  

Kështu kanë bërë të ditur sinjalizues të Gazetës Sinjali, të cilët njoftuan se i dyshuari është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës dhe gjatë intervistimit ka pranuar një pjesë të veprës penale në të cilën dyshohet se është përfshirë.

Të njëjtit sinjalizues njoftojnë se i njëjti ka qenë i angazhuar në cilësi të mirëmbajtësit të aparateve të lojërave të fatit në një kazino, e cila ka qenë në pronësi të njërit nga të dyshuarit lidhur me rastin “Karaçeva”.

20 vjeçari dyshohet se ka qenë i përfshirë edhe në shitblerjen e aparateve të lojërave të fatit.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë.

/GazetaSinjali/