image Gjykata vendos, e dërgon në paraburgim 31-vjeçarin për vjedhjen e xhaketës së prokurorit

Drejtësi

Gjykata vendos, e dërgon në paraburgim 31-vjeçarin për vjedhjen e xhaketës së prokurorit

news image

Gjykata Themelore në Prishtinë ka marrë vendim për kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së sigurisë ndaj të dyshuarit për vjedhjen në fshatin Shkabaj të Prishtinës, shkruan Gazeta Sinjali.

I dyshuari Muhamed Albahi u denoncua në Polici nga prokuroi H.B. (emër i njohur për redaksinë) dhe miku i tij, të cilët e raportuan 31-vjeçarin për vjedhjen e xhaketës dhe tentim vjedhjen e veturës.

Gjyqtari i procedurës paraprake ka marrë vendim që 31-vjeçarit t’ia caktojë një muaj paraburgim, si i dyshuar për veprën penale “vjedhje”.

Ndryshe, nga Prokuroria kanë bërë të ditur se ndaj të dyshuarit është ngritur aktakuzë për masën e paraburgimit.

Lajmin e ka konfirmuar për Sinjalin zëdhënësja e Prokurorisë, Laureta Ulaj.

“Referuar pyetjeve tuaja, ju njoftojmë se Prokurori i Shtetit, lidhur me këtë rast, më 19.05.2022, ka ngritur aktakuzë me kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit, në drejtim të veprës penale “Vjedhja”, nga neni 313 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në përgjigjen e Ulajt.

Para dy ditësh, Gazeta Sinjali raportoi se i dyshuari fillimisht ka vjedhur xhaketën e prokurorit nga vetura e tij, e më pas ka tentuar ta vjedh edhe veturën e shokut të prokurorit, por që nuk ia doli. Në deklaratën e Prokurorit dhe mikut të tij, të dhënë gjatë raportimit të rastit thuhet se hajni s’ka arritur ta marrë veturën e të ikë, pasi nuk ka mundur ta ndez.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/