image Gjykata merr vendim për sulmuesin e Valon Sylës

Drejtësi

Gjykata merr vendim për sulmuesin e Valon Sylës

news image

Gjykata Themelore në Prishtinë ka pranuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të këtij rajoni për caktimin e masës së paraburgimit kundër Bashkim Jupës, i cili dyshohet se ka sulmuar fizikisht gazetarin Valon Syla, më 22 dhjetor të këtij viti, shkruan Gazeta Sinjali.

Burime të Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë Themelore në Prishtinë kanë bërë të ditur se Jupa do të qëndrojë në paraburgim për 30 ditë.

Kërkesën për caktimin e paraburgimit ndaj Jupës prokuroria e kishte bërë më 24 dhjetor të këtij viti, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”.

Kujtojmë që Jupa ishte vetëdorëzuar në polici më 22 dhjetor, ditën kur rreth orës 12:00 në rrugën “Robert Doll” në lagjen “Pejton” kishte sulmuar fizikisht gazetarin Valon Syla.

Gazeta Sinjali ka raportuar se Bashkim Jupa nga fshati Molliq i Komunës së Gjakovës, me vendbanim në Zvicër, është vëllai i zyrtarit të lartë të PDK-së dhe ish-zëvendësministrit të Tregtisë dhe Industrisë, Bekim Jupa.

Ai e kishte sulmuar gazetarin Syla pas shkrimeve të tij në llogarinë e tij në Facebook, se mërgimtarët janë “gërrnaça”.

Më poshtë mund t’i shihni pamjet nga sulmi fizik ndaj gazetarit Syla./Gazeta Sinjali/