image Aksidentohet mërgimtari nga Zvicra në Suharekë - FOTO

Siguri

Aksidentohet mërgimtari nga Zvicra në Suharekë – FOTO

news image

Po vazhdojnë shkeljet e rregullave në komunikacion, e mos vëmendja në rrugë gjatë kohës kur timoni është në duart e vozitësit, gjë që po sjellë aksidentet e shumta në Kosovës, raporton Sinjali.

Edhe një tjetër aksident trafiku ka ndodhur pak më herët në fshatin Shirokë të Suharekës, ku sipas pamjeve të dërguara nga sinjalizuesit e Gazetës Sinjali bëhet e ditur se në këtë aksident janë përfshirë dy vetura.

Njëra prej tyre posedon tabela nga Zvicra, ndërsa përveç dëmeve materiale nuk bëhet e ditur për të lënduar.

/GazetaSinjali/