image Prokuroria kërkon paraburgim për Bashkim Jupën, i cili dyshohet se rrahu gazetarin Valon Syla - Sinjali

Prokuroria kërkon paraburgim për Bashkim Jupën, i cili dyshohet se rrahu gazetarin Valon Syla

news image

Gazetari kosovar, Valon Syla, është sulmuar fizikisht para dy dite në rrugën “Robert Doll” në Prishtinë, shkruan Gazeta Sinjali.

Gazeta Sinjali ka raportuar ekskluzivisht se i dyshuari për sulmin fizik ndaj gazetarit Valon Syla është Bashkim Jupa nga fshati Molliq i Komunës së Gjakovës, me vendbanim në Zvicër dhe se është vëllai i zyrtarit të lartë të PDK-së dhe ish-zëvendësministrit të Tregtisë dhe Industrisë, Bekim Jupa.

Në lidhje me këtë rast, Prokuroria Themelore në Prishtinë ka kërkuar paraburgim ndaj Bashkim Jupës.

Komunikata e plotë:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, më 22 dhjetor 2020, me aktvendim të Prokurorit të Shtetit, ka ndaluar për 48 orë personin me inicialet B.J.

Më 23.12.2020, Prokurori i Shtetit ka filluar hetimet dhe në të njëjtën kohë pranë Gjykatës Themelore në Prishtinë, ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit B.J., në drejtim të veprës penale “Lëndimi i lehtë trupor”, nga neni 185 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, me dyshimin se i njëjti ka sulmuar fizikisht të dëmtuarin, gazetarin me inicialet V.S.

/Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin