image Rrahet në mes të Prishtinës gazetari Valon Syla, dalin pamjet

Kosovë

Rrahet në mes të Prishtinës gazetari Valon Syla, dalin pamjet

news image

Gazetari kosovar, Valon Syla, është sulmuar fizikisht në rrugën “Robert Doll” në Prishtinë, shkruan Gazeta Sinjali.

Rastin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinë, Flora Ahmeti. Ajo ka bërë të ditur se, njësit e nevojshme policore po merren me rastin.

Rreth orës 12:00 kemi pranuar informatën se një person është sulmuar fizikisht në lagjen Pejton në Prishtinë. Menjëjerë në vendngjarje kanë dalë njësitet e nevojshme policore dhe po merren me rastin”, ka thënë Ahmeti.

Ky sulm fizik ndaj gazetarit Syla vjen pas shkrimeve të tij lidhur me fluksin e madh të mërgatës që kanë ardhur në Kosovë gjatë këtyre ditëve.

Më poshtë mund ta shihni pamjet nga sulmi fizik ndaj gazetarit Syla./Gazeta Sinjali/