image Mërgimtarin në Shtime e zë sherri para se të kthehet në Itali, përfundon prapa grilave pasi e rrahu gruan

Siguri

Mërgimtarin në Shtime e zë sherri para se të kthehet në Itali, përfundon prapa grilave pasi e rrahu gruan

news image

Numri i rasteve të dhunës në familjet kosovare është në rritje çdo ditë e më shumë. Jo rrallëherë ndodh që në Polici të denoncohen edhe problemet e mërgimtarëve me bashkëshortet e tyre, që nuk arrijnë t’i marrin në shtetet ku jetojnë. Kështu ka ndodhur edhe me një rast në Shtime, mbrëmjen e djeshme, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se këtë herë i dyshuari jeton në Itali, ndërsa gruaja e tij është në Kosovë, pasi akoma s’ka arritur t’ia rregullojë dokumentacionin. Telashet mes tyre dyshohet se kanë nisur që nga koha kur kanë krijuar lidhjen e dashurisë, por viktima asnjëherë nuk e ka denoncuar.

Megjithatë rasti i fundit e bëri atë të mos heshtë dhe të kërkojë ndihmë nga Policia. Pushimet që burri i saj vendosi t’i kalojë në Kosovë iu kthyen në trishtim, dhunë fizike e psikike.

Burri i dyshuar A.G., është denoncuar se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes çdo herë kur ka ardhur në Kosovë, por edhe më parë. 

Dhunën qe ka përjetuar vitet e fundit, viktima e ka rrëfyer para hetusve policorë, duke i përshkruar në detaje rastet, që tashmë po i shkaktojnë shqetësim dhe frikë.

Si rezultat i denoncimit, Policia është aktivizuar dhe ka shoqëruar të dyshuarin në stacion policor, ku pas intervistimit, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim për ndalimin e tij në kohëzgjatje prej 48 orësh.

/GazetaSinjali/