image Gjykata merr vendim për Liridon Mustafën që dyshohet se e sulmoi bashkëshorten e tij - Sinjali

Gjykata merr vendim për Liridon Mustafën që dyshohet se e sulmoi bashkëshorten e tij

news image

Në mbrëmjen e 4 janarit, Liridon Mustafa dyshohet se e ka sulmuar bashkëshorten e tij, duke i shkaktuar lëndime trupore, shkruan Gazeta Sinjali.

Pas intervistimit Mustafa është dërguar në mbajtje, ndërsa Gjykata Themelore në Prizren ka vendosur që ai të mbahet në paraburgim në afat prej 30 ditësh.

Kështu ka njoftuar zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prizren, Fitore Mehmeti.

Mehmeti tha se pasi Prokuroria e ka parashtruar kërkesën për paraburgim, Gjykata e ka aprovuar.

Liridon Mustafa dyshohet se e ka kryer veprën penale “Dhunë në familje”, mirëpo Sinjali mëson se pasi ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes, ai e ka demoluar edhe banesën ku jetonin bashkë.

Lidhur me rastin të cilit i referoheni, ju njoftojmë se Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti i Përgjithshëm, ka parashtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit. Gjykata Themelore në Prizren, ka aprovuar kërkesën e prokurorisë, dhe të pandehurit ia ka caktuar paraburgimin ne kohëzgjatje prej 30 ditësh“, ka thënë Mehmeti për Sinjalin.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata./GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin