image Ky është i dyshuari që sulmoi gruan e tij në Prizren - Sinjali

Ky është i dyshuari që sulmoi gruan e tij në Prizren

news image

Gazeta Sinjali pak më parë raportoi për arrestimin e një personi të dyshuar për veprën penale “Dhunë në familje”, në Prizren.

Sinjali mëson se bëhet fjalë për Liridon Mustafën, i cili u arrestua pasditen e sotme, rreth orës 14:00.

Ai dyshohet se mbrëmë rreth orës 21:05 ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, të cilës i ka shkaktuar lëndime trupore, për të cilat ajo pranoi tretman mjekësor.

Liridoni është intervistuar nga Policia dhe me vendim të prokurorit, është ndaluar për 48 orë.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata./GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin