image Prizren/ Dyshohet se sulmoi gruan e tij, arrestohet nga Policia

Siguri

Prizren/ Dyshohet se sulmoi gruan e tij, arrestohet nga Policia

news image

Policia e Kosovës ka arrestuar sot një të dyshuar për “Dhunë në familje”, në Prizren, raporton Gazeta Sinjali.

Ai dyshohet se ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, mbrëmë rreth orës 21:05.

Për shkak të lëndimeve që ia ka shkaktuar, ajo ka kërkuar ndihmë mjekësor.

Lajmin për arrestimin e tij për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj.

“Rreth orës 14:00 është ndaluar i dyshuari. Ai është intervistuar dhe me urdhër të prokurorit, ndalohet në mbajtje në afat prej 48 orësh”, tha ai./GazetaSinjali/