Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji të pandehurës F.S. e cila dyshohet se kishte ngufatur motrën e saj, shkruan Gazeta Sinjali
Ajo me datën 9 maj të këtij viti, rreth orës 11:30, në shtëpinë familjare në Fushë Kosovë, kishte sulmuar fizikisht motrën e saj, viktimën T.S., të cilën më pas e kishte ngufatur me duar dhe me shami të cilën ia kishte lidhur rreth fytit.
“Gjyqtari i Procedurës Paraprake ka vlerësuar se është përmbushur kriteri nga neni 187 paragrafi 1 nën paragrafi 1.2 pika 1.2.3 të KPPK-së, ngase pesha e veprës penale, mënyra dhe rrethanat në të cilat është kryer vepra penale si dhe karakteristikat e saj personale. ekziston rreziku që e njëjta mund të përsëris vepra të tilla apo të tjera penale ngase e njëjta dyshohet se ka privuar nga jeta motrën e saj dhe se qëndrimi i saj në liri do të ishte rrezik për anëtarët e tjerë të familjes“, shkruhet nër të tjera në komunikatë./ Gazeta Sinjali/