image Dyshohet se 33-vjeçarja u ngufat nga motra e saj në Fushë-Kosovë

Siguri

Dyshohet se 33-vjeçarja u ngufat nga motra e saj në Fushë-Kosovë

news image

Një 33-vjeçare është gjetur pa shenja jete mesditën e sotme në fshatin Vragoli në Fushë-Kosovë, raporton Gazeta Sinjali.

Burime të Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë Themelore në Prishtinë bëjnë të ditur se 33-vjeçarja dyshohet se është ngufatur nga motra e saj.

Gazeta Sinjali do të ju mbajë të informuar për detaje të reja nga ky rast.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata./Gazeta Sinjali/