image Gjendet pa shenja jete një 33-vjeçare në Fushë-Kosovë

Siguri

Gjendet pa shenja jete një 33-vjeçare në Fushë-Kosovë

news image

Një 33-vjeçare është gjetur pa shenja jete mesditën e sotme në fshatin Vragoli të Fushë-Kosovës, raporton Gazeta Sinjali.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Rreth orës 12:00, kemi pranuar informatën për një rast vdekje e dyshimtë, në fshatin Vragoli të Fushë Kosovës. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatur vdekjen e viktimës femër 33 vjeç”, tha ai.

Mbështetur në të dhënat fillestare të këqyrjes së vendit të ngjarjes përkundër që ka elemente që sugjerojnë për një vdekje të dhunshme, Borovci tha se policia me kujdes të shtuar po heton rastin si vdekje të dyshimtë dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike – të ekzaminimit që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes, si dhe sqarimin dhe ndriçimin e plotë të rastit./Gazeta Sinjali/