image Gjuajtje me armë zjarri te Posta kryesore në Prishtinë

Siguri

Gjuajtje me armë zjarri te Posta kryesore në Prishtinë

news image

Një përleshje me armë zjarri mes dy grupeve ka ndodhur pak minuta më parë, te Posta kryesore në Prishtinë, shkruan Gazeta Sinjali.

Rastin për Gazeta Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi, i cili tha se për momentin nuk kanë informata për persona të lënduar.

Tutje, Krasniqi tha se policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes.

“Sonte rreth orës 21:50, te posta kryesore në Prishtinë ka pasur gjujtje me armë zjarri. Policia ka dalë në vendngjarje, një veturë është dëmtuar. Për momentin nuk kemi informata për persona të lënduar. Policia po e trajton rastin dhe për të informacione tjera ju njoftojmë me kohë”, ka thënë Krasniqi për Gazeta Sinjali. /Gazeta Sinjali/