image Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë

Siguri

Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë

news image

Sot rreth orës 13:00 është raportuar për gjuajtje me armë zjarri në rrugën “Bedri Shala” në Prishtinë, shkruan Gazeta Sinjali.

Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Sinjali zëdhënësi i PK-së për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, i cili tha se Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe se nga informatat e para dyshohet që një përleshje fizike mes dy personave ka rezultuar edhe me shkrepje arme.

“Në vendin e ngjarjes polica ka sekuestruar një revole që dyshohet të jetë arma nga e cila është shkrepur. Nuk raportohet për të lënduar nga arma e zjarrit.

Aktualisht policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat që karakterizojnë rastin”, tha ai.

/Gazeta Sinjali/