image Gjuajtje me armë zjarri në Kaçanik

Siguri

Gjuajtje me armë zjarri në Kaçanik

news image

Disa të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar pasditen e djeshme në fshatin Kovaqec në Kaçanik, raporton Gazeta Sinjali.

Personi i dyshuar ka shtënë me armë zjarri nga vetura e tij.

Policia ka dalë në vendngjarje, ku njofton se ka gjetur dhe sekuestruar dy gëzhoja.

Njësiti policor ka shkuar edhe në shtëpinë e të dyshuarit, por familjarët e tij u kanë thënë policëve, që ai nuk është kthyer në shtëpi./Gazeta Sinjali/