image Gjendje e mjerueshme e mbeturinave në Ferizaj (VIDEO)

Sinjalizime

Gjendje e mjerueshme e mbeturinave në Ferizaj (VIDEO)

news image

Në Kosovë, rrugët e mbushura me mbeturina nuk janë të ralla.

Pothuajse në çdo cep mund të hasësh në mbeturina të cilat nuk zënë vend brenda kontejnerëve, shkruan Gazeta Sinjali.

E njëjta situatë është edhe në Ferizaj, konkretisht afër Stacionit Policor.

Një sinjalizues i Gazetës Sinjali ka dërguar pamje nga vendi, ku shihet se gjendja e mbeturinave është e mjerueshme.

Ai është ankuar duke thënë se “qentë e rrugës rrezikojnë njerëzit në pikë të ditës”.

Sinjalizuesi mes tjerash ka thënë se gjendja e këtyre mbeturinave afër vendbanimeve është kështu tash e disa ditë.

/GazetaSinjali/