image Gjendja e pacientëve me COVID-19 në Spitalin e Vushtrrisë, vetëm një në gjendje të rëndë

Shëndetësi

Gjendja e pacientëve me COVID-19 në Spitalin e Vushtrrisë, vetëm një në gjendje të rëndë

news image

Në Spitalin e Vushtrrisë “Sheikh Zayed” po trajtohen 12 pacientë me COVID-19, dhe vetëm njëri nga ta është në gjendje të rëndë, shkruan Gazeta Sinjali.

Këtë për Gazetën Sinjali e ka bërë të ditur koordinatori për COVID-19 i Spitalit të Vushtrrisë, Bujar Pllana.

“Në spital i kemi 12 pacientë me koronavirus, njëri nga ta në gjendje të rëndë. Nuk kemi pasur viktima për 24 orë. Nga 60 shtretër, pra vetëm 12 po shfrytëzohen”, ka thënë Pllana.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike dje njoftoi për 3 raste me koronavirus në Vushtrri, ndërsa në gjithë vendin u konfirmuan 71 raste. Gazeta Sinjali/