image Asnjë pacient me COVID-19 në Spitalin e Pejës dhe të Vushtrrisë - Sinjali

Asnjë pacient me COVID-19 në Spitalin e Pejës dhe të Vushtrrisë

news image

Shërbimi Spitalor, Klinik dhe Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se Spitali i Pejës dhe i Vushtrrisë nuk kanë në trajtim asnjë pacient me COVID-19, shkruan Gazeta Sinjali.

Gjithashtu, ShSKUK ka njoftuar se rënie të ndjeshme të rasteve ka edhe në spitalet e tjera, por edhe në klinikat e Qendrës Universitare të Prishtinës.

Në raportin e sotëm në tërë Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar janë në trajtim 106 pacientë, prej tyre 73 me oksigjeno-terapi dhe 6 në kujdesin intensiv me gjendje të rëndë shëndetësore.

Ndërkaq, numri i pacientëve të shtrirë në Klinikën Infektive është 29, në Klinikën Infektive II (Mjekësi Sportive) 9, në Klinikën e Pulmologjisë 19 pacientë me post-COVID dhe në mjekimin intensiv në Klinikën Infektive vetëm 5 pacientë.

Në Spitalin e Prizrenit janë të shtrirë 4 pacientë, në atë të Gjakovës vetëm 3, ndërkaq në Spitalin e Gjilanit 9, të Mitrovicës 10 dhe të Ferizajt 18 pacientë.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin