image Mbështetësi i VV-së emërohet u.d. i drejtorit në Spitalin e Gjilanit - Sinjali

Mbështetësi i VV-së emërohet u.d. i drejtorit në Spitalin e Gjilanit

news image

Drejtori i Shërbimit Spitalor, Klinik dhe Universitar të Kosovës, Valbon Krasniqi, ka emëruar sot ushtruesit e detyrës së drejtorëve të Spitalit Rajonal të Gjilanit dhe të Spitalit të Vushtrrisë.

Drejtor në detyrë i Spitalit të Gjilanit nga sot do të jetë anesteziologu Arsim Emini, ndërkaq pulomologja Shefkije Shatri do të ushtrojë detyrën e drejtoreshës së Spitalit të Vushtrrisë.

Emini i cili do të jetë në krye të Spitalit të Gjilanit është mbështetësi i Lëvizjes Vetëvendosje.

Madje, përkrahjen e tij ndaj partisë në pushtet Emini e bën hapur edhe në profilin e tij në Facebook.


/Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin