image Anesteziologu Krasniqi vdiq gjatë kujdestarisë - Sinjali

Anesteziologu Krasniqi vdiq gjatë kujdestarisë

news image

Anesteziologu, Muharrem Krasniqi ka ndërruar jetë mbrëmë derisa po kujdestaronte në Spitalin e Vushtrrisë.

Dr. Muharrem Krasniqi, specialist i anestezionit dhe mjekimit intensiv, ka ndërruar jetë mbrëmë derisa po kujdestaronte në Spitalin e Vushtrrisë, kanë treguar kolegë të tij për Gazetën Shneta.

Krasniqi ka qenë një nga anesteziologët që ka punuar vazhdimisht gjatë pandemisë me pacientë të sëmurë nga COVID-19 në Klinikën Infektive dhe në Mjekimin Intensiv.

Për vdekjen e tij kanë shprehur ngushëllime kryetari i Shoqatës së Anesteziologëve Lulzim Emini, si dhe drejtori i Klinikës së Anestezionit Gazmend Spahija.

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar po ashtu ka shprehur ngushëllime duke e çmuar punën dhe kontributin e të ndjerit.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin