image Në katër spitale të përgjithshme në Kosovë nuk ka pacientë të shtrirë me COVID-19 - Sinjali

Në katër spitale të përgjithshme në Kosovë nuk ka pacientë të shtrirë me COVID-19

news image

Në katër spitale të përgjithshme të Kosovës nuk ka pacientë të shtrirë me COVID-19. Kështu ka bërë të ditur Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës.

Spitali i Gjakovës, Mitrovicës, Gjilanit dhe Vushtrrisë nuk kanë  pacientë të spitalizuar me COVID-19.

Bazuar në raportin e datës 29 dhjetor 2021, në tërë ShSKUK-në, të shtrirë janë 8 raste të konfirmuara me COVID-19 pozitivë dhe 33 raste të tjera post-COVID-19.

Me oksigjeno-terapi janë 8 pacientë, kurse në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive janë duke u trajtuar 2 pacientë.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:

Klinika Infektive, 4 pacientë;

Klinika e Pulmologjisë, 27 pacientë post-COVID;

Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, 2 pacientë;

Spitali i Prizrenit, 4 pacientë;

Spitali i Ferizajt, 1 pacient;

Spitali i Pejës, 2 pacientë./GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin