image ShSKUK: 42 pacientë në gjendje të rëndë nga COVID-19

Shëndetësi

ShSKUK: 42 pacientë në gjendje të rëndë nga COVID-19

news image

Në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, trajtim mjekësor nga COVID-19, po marrin gjithsej 455 pacientë. Prej tyre 361 me oksigjeno-terapi dhe 42 në gjendje të rëndë shëndetësore në kujdes intensiv.

Në Klinikën Infektive, numri i pacientëve të shtrirë është 81, në Klinikën Infektive II (Mjekësi Sportive), 52 pacientë, në Klinikën e Pulmologjisë 64, në Mjekim Intensiv 20 pacientë.

Ndërkaq, në Klinikën e Gjinekologjisë dhe Pediatrisë janë të shtrirë vetëm nga 1 pacient.

Në Spitalin e Prizrenit janë të shtrirë 29 pacientë, në atë të Gjakovës 32, në Spitalin e Pejës gjithsej 73, në Spitalin e Gjilanit 36, në Vushtrri vetëm 7 pacientë, në Spitalin e Mitrovicës 22 dhe në Spitalin e Ferizajt 37 pacientë.

/GazetaSinjali/