image Gjendet i vdekur një 30-vjeçar në Prishtinë

Siguri

Gjendet i vdekur një 30-vjeçar në Prishtinë

news image

Një trup i pajetë është gjetur sot rreth orës 16:00 në fshatin Rimanishtë të Prishtinës, shkruan Gazeta Sinjali.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, i cili ka njoftuar se viktima është një person i moshës rreth 30 vjeçare.

Aktualisht policia me kujdes të shtuar ka nisur hetimin e rastit si vdekje e dyshimtë dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike – të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin dhe ndriçimin e plotë të rastit”, ka thënë ai për Sinjalin./Gazeta Sinjali/