image Gjendet i vdekur një person në qendër të Prishtinës

Kosovë

Policia/ Gjendet i vdekur një person në qendër të Prishtinës

news image

Një person i komunitetit rom është gjetur pa shenja jete gjatë ditës së djeshme rreth orës 05:20 të mëngjesit në Prishtinë.

Policia ka njoftuar se kanë marrur një informacion për një viktimë mbrapa objektit të Rektoratit, ku kanë dalur menjëherë në vendin e ngjarjes.

Sipas njoftimit të policisë, ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Në vendin e ngjarjes ka dalur edhe prokurori i shtetit, ku me urdhër të tij trupi i pajetë i viktimës është dërguar në institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion./ Gazeta Sinjali/