image Gjendet e vdekur një 54-vjeçare në Prishtinë

Siguri

Gjendet e vdekur një 54-vjeçare në Prishtinë

news image

Një 54-vjeçare është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e saj në rrugën “Hasan Prishtina” në Prishtinë, shkruan Gazeta Sinjali.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, i cili tha se viktima jetonte e vetme.

“Rreth orës 12:00 është marrë informata se në rrugën ‘Hasan Prishtina’ në Prishtinë një person që jetonte e vetme ka kohë që nuk është vërejtur të del nga shtëpia. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e marra nga dëshmitarët është ngritur dyshimi i arsyeshëm se viktima një femër 54 vjeç është pa shenja jete”, tha Borovci.

Ai njoftoi se në vendin e ngjarjes janë ftuar njësitë ekzaminuese të policisë, prokurori i shtetit, mjekësia ligjore, si dhe ekipet e mjekësisë emergjente të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës.

Borovci bëri të ditur se trupi i pajetë i 54-vjeçares është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore, derisa për rastin policia ka filluar një hetim për “vdekje në rrethana të dyshimta”./Gazeta Sinjali/