image Gjendet arma me të cilën u krye vrasja në Prishtinë, policia nuk e gjen dorasin në banesën e tij

Kosovë

Gjendet arma me të cilën u krye vrasja në Prishtinë, policia nuk e gjen dorasin në banesën e tij

news image

Gazeta Sinjali ka raportuar se, policia ka lokalizuar banesën e dorasit që kreu vrasjen në Prishtinë. Aty është kryer edhe bastisje me urdhër verbal.

Në lidhje me këtë është deklaruar edhe Policia e Kosovës, ku thonë se i dorasi nuk është gjetur në banesë.

Po ashtu bëhet e ditur se, rreth 100-150 metra nga vendi ku ndodhi krimi, në një kosh plehrash, policia ka gjetur një revole e cila dyshohet të jetë arma e përdorur nga i dyshuari.

Informatë shtesë. Policia ka kryer një operacion bastisjeje në banesën e të dyshuarit, por i njëjti nuk është gjetur aty. Ndërkohë që është bërë edhe gjurmimi dhe kërkimi për prova dhe evidenca të cilat ndërlidhen me rastin në një perimetër më të gjerë të hapsirës ku ka ndodhur ngjarja. Pak më tutje nga vendi i ngjarjes, rreth 100- 150 metra nga aty, në një kosh plehrash, policia ka gjetur dhe sekuestruar një revole e cila dyshohet të jetë arma e përdorur nga i dyshuari”, thuhet në njoftimin e policisë./Gazeta Sinjali/