image Gjendet 34-vjeçari nga Peja që ishte zhdukur nga 3 nëntori

Sociale

Gjendet 34-vjeçari nga Peja që ishte zhdukur nga 3 nëntori

news image

Valon Loxha i cili është raportuar si i zhdukur nga 3 nëntori i këtij viti, është gjetur sonte në Prishtinë, shkruan Gazeta Sinjali.

Lajmin për Gazetën Sinjali e kanë konfirmuar familjarët e tij.

Sipas tyre, Valoni është gjetur në Prishtinë dhe tani ata po shkojnë që të takohen me të.

Familja i falënderon të gjithë qytetarët që bashkëpunuan dhe i ndihmuan që ta lokalizojnë vendndodhjen e 34-vjeçarit./Gazeta Sinjali/