image Gjenden tre të miturit që u raportuan të zhdukur dje në Prizren/ Si udhëtuan ata deri në Prishtinë?

Siguri

Gjenden tre të miturit që u raportuan të zhdukur dje në Prizren/ Si udhëtuan ata deri në Prishtinë?

news image

Dje në mëngjes, një nënë në Prizren ka raportuar në Polici se tre djemtë e saj të mitur kanë dalë nga shtëpia dhe nuk di asgjë për vendndodhjen e tyre, shkruan Gazeta Sinjali.

Mirëpo që të tre janë gjetur sot në Prishtinë. Ata dyshohet se e kanë vjedhur një automjet dhe kanë udhëtuar nga Prizreni për në Prishtinë.

Lajmin për Sinjalin e konfirmoi zëdhënësi i Policisë së rajonit të Prizrenit, Vesel Gashi.

Ai tha se viktimat janë në gjendje të mirë shëndetësore.

“Gjendja shëndetësor e të miturve është e mirë. Por, ata ditën e raportimit si të zhdukur dyshohet se kanë kryer veprën penale vjedhje të automjetit dhe me atë automjet kanë shkuar në Prishtinë”, ka thënë Gashi për Sinjalin.

“Rr. Beteja e Kabashit, Prizren, 26.03.2022-09:00. Viktima femër shqiptare ka raportuar se tre djemtë e saj të mitur viktimat meshkuj  kosovar kanë dalur nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tyre. Rasti nën hetime”, thuhej në raport.

/GazetaSinjali/