image Deponohen para të falsifikuara në një bankomat në Gjakovë

Kosovë

Raport/ Deponohen para të falsifikuara në një bankomat në Gjakovë

news image

Një person ka raportuar në polici se ka hasur në para të falsifikuara në vlerë prej 50 euro, në Gjakovë.

“Ankuesi mashkull punëtor ne një bankë ka raportuar se derisa kishte qenë duke bërë numërimin e parave të bankomatit të deponuara nga klientët, kishte hasë në një kartëmonedhë në vlerë 50 euro e cila dyshohet të jetë e falsifikuar”, njofton policia.

Policia thotë se monedha e dyshuar është konfiskuar./Gazeta Sinjali/