image Gjatë një dite arrestohen 10 persona për shpërndarje të drogave

Kosovë

Siguri/ Gjatë një dite arrestohen 10 persona për shpërndarje të drogave

news image

Mbrëmë janë arrestuar 10 persona, janë konfiskuar 57,5 kilogram narkotikë, 4 telefona si dhe para të ndryshme gjatë një aksioni në tri lokacione të ndryshme në Fushë-Kosovë.

Kështu ka njoftuar Policia e Kosovës, në një konference për media ku është diskutuar lidhur me angazhimet policore në parandalimin dhe luftimin e trafikimit me substanca narkotike.

Bahri Shala, Drejtor i drejtorisë për Hetimin e Trafikimit Narkotik ka dhënë detaje për operacionin.

“Në 24 orët e fundit kemi realizuar tri operacione; operacioni parë është realizuar pas një hetimi disa mujor ku është kapur nje grup kriminal  i cili ka qenë i perfshirë me substanca narkotike nga ballkani në drejtim të BE-së. Pas sigurimit të informacioneve janë arrestuar 4 persona, tre shtetas kosovar dhe një person nga Shqipëria. Operacioni ka ndodhur mbrëmë dhe janë konfiskuar 57. 5 kilogram, tri automjete 4 telefona dhe ora të ndryshme, operacioni eshtë zhvilluar në Fushë-Kosovë ku janë zënë marihuanë 200 gramë”, është shprehur Shala,

Daut Hoxha, Zyrtar për Informim dhe Marrdhënie me Publikun është shprehur se është rritur dukuria e përfshirjes së të rinjëve në raste me narkotik.

“Policia në përpjekjet kundër drogave ka realizuar disa procese të suksesshme. Janë arrestuar numër i madh i të dyshuarve dhe janë konfiskuar substanca narkotike”, është shprehur Hoxha.

Përveç tjerash, Gazeta Sinjali ka raportuar sot për arrestimin e tre personave në fshatin Kramovik të komunës së Rahovecit, gjatë një aksioni policor për konfiskimin e narkotikëve dhe një rast tjetër në Gjakovë, ku është arrestuar një person, pasi të njejtit në veturë pas një kontrolle nga policia i janë gjetur dhe konfiskuar substanca të ndryshme narkotike./GazetaSinjali/