image Arrestohet gjakovari, policia i gjeti substanca të ndryshme narkotike

Kosovë

Siguri/ Arrestohet gjakovari, policia i gjeti substanca të ndryshme narkotike

news image

Një person është arrestuar në Gjakovë pasi të njejtit në veturë pas një kontrolle nga policia i janë gjetur substanca të ndryshme narkotike.

Gazeta Sinjali ka kontaktuar drejtorin rajonal të Gjakovë, Lumni Graishtën, i cili ka konfirmuar rastin e ndodhur dje gjatë ditës rreth orës 16:00.

“Po, rasti ka ndodhur dikur rreth orës 16:00, 17:00, përafërsisht, njësitet patrulluese kanë pranuar një rast të dyshimtë të cilët kanë qenë dy persona dhe gjatë një kontrolle rutinë kanë konfiskuar një sasi droge, lloje të ndryshme, menjëherë është ftuar Njësiti Antidrogë dhe personi i dyshimtë është ndaluar”, ka thënë Graishta.

Sipas drejtorit rajonal personi i dyshimtë në veturën e tij mbante substanca të ndryshme me cilësi të veçanta./ Gazeta Sinjali/