image Gjakovë/ Vajza sulmon nënën me thikë

Gjakovë/ Vajza sulmon nënën me thikë

news image

Në Gjakovë nëna ka raportuar se është sulmuar me thikë nga vajza e saj, shkruan Gazeta Sinjali.

Në raportin 24 orësh të Policisë, thuhet që viktima ka pasur lëndime të lehta trupore por nuk ka pranuar trajtim mjekësor.

E dyshuara, me urdhër të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

/GazetaSinjali/