image Gjakovë: Thyen tabelat e rrugës dhe godet murin e një shtëpie me veturë, më pas ikën nga vendi i ngjarjes

Kosovë

Gjakovë: Thyen tabelat e rrugës dhe godet murin e një shtëpie me veturë, më pas ikën nga vendi i ngjarjes

news image

Një qytetar ka goditur me veturë murin rrethues të një shtëpie dhe tabelën e rrugës “Ganimete Tërbeshi” dhe rrugës “Elena Gjika”, në Gjakovë, raporton Gazeta Sinjali.

Si pasojë e goditjes, ai ka thyer tabelat e këtyre dy rrugëve.

Një sinjalizues ka dërguar një video në adresë të gazetës, ku shihet momenti i ikjes së qytetarit nga vendi i ngjarjes, pasi e ka kryer veprën.

Në këtë video shihet edhe një banore, e cila i kërkon llogari atij për këtë dëm, por ai nuk del nga vetura, ani pse ajo i troket në xham.

Më poshtë shihni videon e këtij momenti./Gazeta Sinjali/