image Gjakovë: Një i lënduar në aksidentin në mes veturës dhe biçikletës, i dyshuari ik nga vendi i ngjarjes

Siguri

Gjakovë: Një i lënduar në aksidentin në mes veturës dhe biçikletës, i dyshuari ik nga vendi i ngjarjes

news image

Një aksident trafiku ka ndodhur para disa minutave në Gjakovë, konkretisht në rrugën “UÇK”, ku një biçiklist është lënduar pasi është goditur nga një veturë.

Rastin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar drejtori i Policisë për Rajonin e Gjakovës , Lumni Graishta, i cili njoftoi se viktima është dërguar në spitalin rajonal për trajtim mjekësor.

Tutje, Graishta tha se vetura që e ka shkaktuar aksidentin ka ikur nga vendi i ngjarjes.

“Po, para disa minutave ka ndodhur një aksident në rrugën “UÇK”, ku një biçiklistë është goditur nga një veturë e cila ka ikur nga vendi i ngjarjes. Viktima është dërguar për tretman në Spitalin e Gjakovës dhe Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes”, tha ai.

Gjithashtu, Graishta ka bërë të ditur se njësitet përkatëse janë në kërkim të personit të dyshuar. / Gazeta Sinjali/