image Gjakovë/ Mbante pa leje armë me gaz, arrestohet nga policia

Siguri

Gjakovë/ Mbante pa leje armë me gaz, arrestohet nga policia

news image

Një qytetar është prangosur dje rreth orës 18:00, në rrugën “Ismail Qemali” në Gjakovë, për shkak të dyshimit se ka mbajtur armë pa leje, raporton Gazeta Sinjali.

Burime të Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë Themelore në Gjakovë kanë bërë të ditur se gjatë kontrollit policia ka gjetur te i dyshuari, një armë me gaz, e cila i është konfiskuar.

Prokurori ka urdhëruar që i dyshuari të lirohet në procedurë të rregullt./Gazeta Sinjali/