image Gjakovari kërcënon të dashurën shtatzënë: Nëse e aborton fëmijën, ta vras vëllain

Siguri

Gjakovari kërcënon të dashurën shtatzënë: Nëse e aborton fëmijën, ta vras vëllain

news image

Çiftet e pamartuara në momentin që përballen me shtatzëni të paplanifikuar, shpesh herë si zgjidhje shohin mundësinë për abort. Vendimi për ndërprerjen e shtatzënisë, duhet të bëhet me pëlqimin e të dy partnerëve. E pikërisht kjo çështje u ka shkaktuar telashe dy të rinjve në Gjakovë, raporton Gazeta Sinjali.

Nga lidhja e dashurisë në të cilën ndodhen, një 23-vjeçare ka ngelur shtatzënë. Mirëpo ajo nuk ka shprehur gatishmërinë për lindjen e fëmijës dhe si rrjedhojë ka hasur në probleme me të dashurin e saj.

Sinjali mëson se 30-vjeçari dyshohet se ka shkuar në shtëpinë e viktimës dhe të njëjtën e ka kërcënuar se nëse e aborton fëmijën do t’a vrasë vëllain e saj.

Përballë kësaj situate, e frikësuar dhe e shqetësuar nga fjalët e të dashurit të saj, 23-vjeçarja ka denoncuar rastin në Polici, ku ka rrëfyer në detaje gjithë ngjarjen.

Si rezultat i denoncimit, i dyshuari është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor për intervistim. Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe i njëjti do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Kanosje’.

/GazetaSinjali/