image Gjakovari i dehur sulmon prindin e tij

Kosovë

Gjakovari i dehur sulmon prindin e tij

news image

Nën ndikimin e alkoolit një burrë në Gjakovë ka sulmuar fizikisht prindin e tij, i njëjti është arrestuar nga policia.

Me urdhër të prokurorit të rastit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull, pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit ka sulmuar prindin e tij viktimën mashkull. Nuk raportohet për të lënduar. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

/Gazeta Sinjali/