Oliver Giroud ishte blerja më e bujshme e Milanit këtë verë, duke i dhënë kuqezinjve më shumë eksperiencë.
Francezi ka marrë numrin 9 në fanellë, por duket se “mallkimi” i saj do të thyhet pikërisht nga ish-lojtari i Chelseat.
Giroud premton gola për Milanin, ndërsa shenjat e para i jep në miqësoren e djeshme.
“Djajtë” kanë mposhtur Panathinaikosin me shifrat 2-1, ku të dy golat erdhën nga lojtari francez.
Giroud tregon klasin e tij përballë grekëve me një realizim të bukur me kokë. Pas golit të parë në minutën e 16, sulmuesi tund sërish rrjetën në të 43-tën. Me një gjuajtje mjaft të bukur me kokë Grioud i jep një trajektore të veçantë topit, i cili kalon përtej vijës fatale. /GazetaSinjaliSporti/