image Giroud fillon stërvitjet me Milanin për sezonin e ri

Futboll

Giroud fillon stërvitjet me Milanin për sezonin e ri

news image

Olivier Giroud sot ka mbajtur stërvitjen e tij të parë në qendrën stërvitore “Milanello” të Milanit.

Francezi ishte transferuar tek “Rossonerët” me 17 korrik duke nënshkruar kontratë me kohëzgjatje dy vjeçare ku do të fitojë një shumë prej 3.5 milionë eurosh në sezon.

Ai ka zgjedhur numrin nëntë dhe kërkon të impresionojë Piolin me paraqitjet e tij.

Në fotografitë e publikuara nga Milani ai shihet në formë të mirë duke u stërvitur me bashkëlojtarët e skuadrës.

Gjithashtu edhe portieri Mike Maignan ka nisur ditën e tij të parë në qendrën stërvitore të kuqezinjve. /GazetaSinjaliSporti/