Genoa ka realizuar edhe golin e dytë ndaj Milanit në kuadër të javës së 26-të në Serie A.
Fillimisht Goran Pandev në minutën e shtatë, ndërsa në të 41-tën realizoi edhe Cassata, shkruan Gazeta Sinjali.
Ndeshja është duke u luajtur pa spektatorë, për shkak të frikës nga koronavirusi.
Pjesa e Milanit është mjaft e prekur nga ky virus./Gazeta Sinjali/