Gazeta e njohur italiane “Il Messaggero”, ka shkruar një artikull për lojtarin e skuadrës së Lazios edhe njëherësh Kombëtares së Kosovës, Valon Berisha.
Gazeta e ka cilësuar Berishën si një hero i Kosovës së vogël, duke thënë se me inkuadrimin e tij në lojë, loja e Kosovës ndryshoi për të mirë.
“Pas një viti me probleme fizike, tanimë është koha e Berishës. Një protagonist absolut. Ndoshta, as ai nuk e priste një kthim kaq të rëndësishëm dhe inkurajues. Një përgjigje e mirë nga Valoni”, citohet që është shkruar në gazetë.
Berisha u rikthye në ndeshjen me Çekinë, ku Kosova triumfoi me rezultat 2:1, në stadiumin “Fadil Vokrri”.