Ish-trajneri i Milanit, Rino Gattuso, është i gatshëm të marrë drejtimin e Napolit, pas shkarkimit të Ancelottit.
Napoli po përgatitet që ta mirëpresë trajnerin e ri, pasi që Ancelotti u shkarkua mbrëmë vonë ani pse arriti ta kualifikojë skuadrën napolitane në raundin tjetër në Ligën e Kampionëve.
Gattuso, pritet që sot ta nënshkruajë kontratën me klubin napolitan, kontratë kjo e cila do të zgjasë deri në qershor të vitit 2020, me një mundësi vazhdimi edhe për 12 muaj tjerë.
Rinovimi do të bëhet automatikisht nëse Gattuso arrin ta kualifikojë klubin në Ligën e Kampionëve edhe vitin e ardhshëm.
Kontrata gjithashtu parashikon mundësinë për të shkëputur marrëveshjen paraprakisht, pa ndonjë datë të caktuar./Gazeta Sinjali/