image Futbollisti i Milanit sfidon Ronaldon para ndeshjes me Juventusin

Futboll

Sport/ Futbollisti i Milanit sfidon Ronaldon para ndeshjes me Juventusin

news image

Milani do të luajë në transfertë ndaj Juventusit mbrëmjen e së dielës, me të besuarit e Piolit që do të kenë një përballje shumë të vështirë.

Sfida ka nisur jashtë fushe fillimisht, me futbollistët që janë aktivë në rrjetet sociale. Njëri prej tyre është Theo Hernandez.

Francezi ka postuar në “Twitter” disa foto kur luante në Spanjë, me Realin dhe me Alaves, ku në krah të tij ishte Cristiano Ronaldo, si shok skuadre, por edhe si kundërshtar.

Tashmë, Theo e sfidon përsëri Ronaldon, por tashmë në Serie A, me mbrojtësin e Milanit që i shkel syrin dhe i hap sfidë portugezit me shkrimin që vendos krahas fotos: “Shihemi së shpejti!”