Aventurë e keqe ka ndodhur për mesfushorin kroat të Lazios, Toma Bashiq.
Lojtari sot po shkonte në restorantin ‘Johnny Micalusi’ për të drekuar me miqtë e tij.
Ai parkoi automjetin e tij dhe në momentin kur doli nga makina, një burrë i maskuar iu afrua dhe nën kërcënimin e armës, i mori orën e tij të shtrejntë Rolex dhe u largua me një motoçikletë.
Pas këtij incidenti, policia ka ardhur dhe ka filluar të hetojë ngjarjen. /Gazeta Sinjali Sporti/