Gjatë fundjavës në Kosovë do të mbajë mot i ftoftë me ngrica në mëngjes, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas Prishtina Weather, të martën pritet të ketë riga lokale shiu, ndërsa të mërkurën do të jetë mot i butë.
Njoftimi i plotë:
Kthjellime e diell në fundjavë, por më ftohtë e ngrica në mëngjes. Ditën e martë mundësi për riga lokale shiu. Nga e mërkura më butë.
18.03.2022 – Fuqizimi i një superanticikloni mbi detin Baltik, shtrinë ndikimin edhe mbi rajonin tonë ditëve të fundjavës, ku paraqiten kushte për mot më të kthjellët e me diell. Mirëpo masa të ftohta ajrore nga verilindja e kontinentit depërtojnë mbi vend, duke mbajtë motin në aspektin termik më të ftohtë, e me ngrica orëve të mëngjesit.
Kthjellime do të ketë edhe të hënën, e ditën e martë vransira kalimtare, që vende-vende edhe shoqërohen me riga lokale shiu. Nga dita e mërkurë rikthehen kthjellimet, derisa pritet të mbajë mot më i butë gjatë ditës.
Cilësia e ajrit ka gjasa të mbetet më gjatë me indeks në vlera të pranueshme ditëve të ardhshme, shkaku i qarkullimit më të mirë ajror, që edhe mbanë ndotësit ajror më të shpërndarë. Vetëm orëve të mbrëmjes, në pjesë që dominojnë qetësitë, e ndotësit mbeten më të përqëndruar, indeksi kalon në vlera të dobëta.
19.03 – Ftohtë e kryesish kthjellët dhe me diell. Në mëngjes ngrica.
20.03 – Ngrica në mëngjes, ditën ftohtë e kryesisht me diell.
21.03 – Pas mëngjesit me ngrica, ditën kryesisht me diell. Në mbrëmje pjesërisht vranët.
22.03 – Në mëngjes kthjellime, e ditën vransira. Vende-vende mundësi për riga lokale shiu.
23.03 – Kthjellët e me diell, ditën më butë.
Temperaturat në fundjavë në rënie, e deri të mërkurën shënojnë rritje. Minimalet zbresin edhe në -5C e -6C, e deri të martën rriten në -2C, ndërkaq maksimalet zbresin në 5C, e të mërkurën kapin vlera edhe prej 12C.
Erërat frynë mesatare dhe mesatarisht të fuqishme nga verilindja 4-13m/s, të martën me hove edhe deri në 15m/s.
Shtypja atmosferike shënon rritje lartë mbi vlera normale në fundjavë, më pas në rënie, por që mbetet në vlera të larta.